Ai bëri bujë, sepse deklaroi që në hyrje të tij ne Perputhen se ishte i divorcuar dhe se ka një djalë.
Advertisements
Arsimi konkurent ne “Perputhen 2” gjithashtu ka pasur edhe një lidhje me Ana Lleshin, e cila kur Arsimi hyri ishte përjashtuar nga programi, por ishte pjesë e safit të “Për’puthen” dhe punonte në prapaskenë.
Advertisements
“Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje.
Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë.
Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj. “,- tha ai te “Shqipëria Live”.
Arsimi tha se ajo ka qenë disi xheloze për hyrjen e tij në “Për’puthen” dhe atë e ka penguar hyrja e tij. Ajo e kishte menduar negativisht pjesën e të qenurit figurë publike, por më vonë u mësua.
Arsimi, shqiptar i Maqedonisë, ka 3 muaj që është rikthyer me gruan e tij dhe tregoi se beson se do ta zgjerojnë familjen.