“Nuk dua të vdes”/ Mesazhi i vajzës së vogël ukrainase përlot gjithë botën

“Nuk dua të vdes”,vajza e vogël nga Ukraina me lot në sy, rrëqeth gjithë botën: E kuptova që ishte luftë Një video e qytetarëve ukrainas, e publikuar nga “Boomerang”, tregon frikën që ata po përjetojnë në këto ditë bombardimesh.

Advertisements

Me lot në sy ata kërkojnë që kjo luftë të përfundojë. Shumë prej ukrainasve kanë zgjedhur të largohen për t’i shpëtuar sulmeve, por ka edhe nga ato që nuk kanë mundur t’i ikin bombardimeve.

Në videon e mëposhtme do të shihni një vajë të vogël nga Ukraina, e cila ka shumë frikë.

Advertisements

Ajo shprehet se nuk do që të vdesë dhe kërkon që kjo gjë të mbarojë sa më shpejt. Edhe pse shumë e vogël, ajo tregon se u zgjua nga një zhurmë e madhe dhe në atë moment kishte kuptuar se kishte filluar lufta.

“Nuk dua të vdes, dua që e gjitha kjo të mbarojë sa më shpejt, u zgjova nga një zhurmë e madhe, e kuptova që ishte luftë”,-thotë ajo.

Artikulli paraprakGafat e Beniadës nuk kanë fund, modelja bëhet sërish virale në rrjet
Artikulli tjetërE trishtë/ Raketa ruse godet një jetimore pranë kryeqytetit ukrainas