Ukraina paralajmëron qytetarët e saj: “Kujdes kur të shihni këtë shenjë”! Ja çfarë domethënie ka

Media ICTV në Ukrainë ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët. Ata kanë publikuar një foto, teksa shihet një shenjë në ngjyrë blu, që sipas medias, shërben si një sinjalizues sulmi për ushtrinë ruse.

Advertisements

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve që nëse ndeshen me këtë shenjë në çatitë e shtëpive, fqinjëve dhe kudo tjetër, ta mbulojnë me sende të ndryshme, në mënyrë që të frenojnë një sulm të mundshëm.

Kujtojmë që prej ditës së djeshme Rusia ka nisur një pushtim të Ukrainës. Edhe pse vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, Moska dhe Putin nuk po ndalojnë ofensivën e tyre. Presidenti Putin ka thënë se cilido që përfshihet në këtë konflikt, do të përballet me pasojat më të mëdha që ka njohur historia.

Advertisements

Artikulli paraprak“Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar…”/ Beatrix Ramosaj flet për herë të parë për ndarjen me aktorin: Donaldi më tha…
Artikulli tjetërE fundit! Gjermania jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët