Në mes të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës/ Djali i George Soros: SHBA dhe BE duhet të jenë mirënjohës që kanë një aleat si Rama dhe Shqipëria

Në mes të një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë, djali i multimiliarderit George Soros, Aleksandër Soros shprehet se SHBA dhe BE duhet të jenë mirënjohëse që kanë një aleate si Shqipëria dhe Edi Rama

Advertisements

Aleksandër Soros ka publikuar në faqen e tij të Facebook, një fotografi me kryeministrin shqiptar gjatë një takimi mes tyre javën e kaluar.

Advertisements

Sipas tij, kishte një mirëkuptim për përhapjen e efekteve të krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor.

“Po mendoja për takimin tim me Edi Ramën javën e kaluar. Kishte një mirëkuptim për përhapjen e mundshme të efekteve të krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe Europa duhet të jenë mirënjohëse që kanë aleatë si Rama dhe Shqipëria në kohë të tilla.”, shkruan Aleks Soros.

Artikulli paraprak“Mirë se vini në FERR”, ushtria furnizohet me NLAW-in britanik, Ministria e Mbrojtjes ukrainase mesazh rusëve
Artikulli tjetërHabit Papa Françesku! Bën deklaratën e fortë në gjuhën ruse