Në male rishfaqet bora, temperaturat deri në -3°C, njihuni me motin sot

Java e dytë e muajit shkurt do të nisë me reshje shiu! Reshjet do të jenë prezente ditën e sotme ndërsa vijojnë dhe nesër. Në zonat malore do të rikthehet dëbora, e temperaturat parashikohet të jenë nga -3°C deri në 15°C.

Advertisements

Sipas MeteoAlb: Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të izoluara në Veriperëndim të territorit.

Por në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë duke sjellur shira të pakët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë rrishfaqje të flokëve të dëborës. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Advertisements

Artikulli paraprakPaloma e shpreh hapur xhelozinë për moderatoren: Kur ajo vinte të studio e Alandit, unë…
Artikulli tjetër‘I çmenda komshinjtë kur doli Egzona’, Beatrix bën ironi me komentin për puthjen e Borës dhe Donaldit