Aktori i njohur Kadri Roshi nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe e ekranit shqiptar. Pikërisht sot më 6 shkurt 2022 mbushen plot 15 vite nga ndarja nga jeta e Titanit të ekranit në vend.
Advertisements
Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë në rolet e filmave apo teatrove si Dhelpra dhe rrushte, Ezopi, Pesha e kohës (1988), Kryetari, Njeriu me top (1977), Plaku Mere, Lulekuqet mbi mure (1976),
Advertisements
Kujdestari, e plot e plot role të tjera që e kanë bërë figurën dhe rolin e Roshit në ekran një figurë të pa vdekshme e thuajse mitotlogjike.
Në vitin 1995 ai është nderuar edhe me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, ndërsa në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Kadri Roshi është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër.
Roshi i përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.
Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.
Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar.
Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Filmografia:
Kolonel Bunker (1998)
Kaskadori shqiptar (1998)
Mirupafshim (1997)
Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes
Tingujt e harresës (1996)
Plumbi prej plasteline (1995)
Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)
Një ditë nga një jetë (1994)
Dhelpra dhe rrushte – Ezopi …teater
Vdekja e burrit (1991)
Fletë të bardha (1990)
Misioni përtej detit (1988)
Pesha e kohës (1988), Kryetari
Rikonstruksioni (1988)
Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami
Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni
Dasma e shtyrë (1984)
Fejesa e Blertës (1984), Uani
Apasionata (1983)
Era e ngrohtë e thellësive (1982)
Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani
Partizani i vogël Velo (1980)
Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi
Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit
Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni
Gjeneral gramafoni (1978), Parandili
Njeriu me top (1977), Plaku Mere
Shëmbja e idhujve (1977)
Zemrat që nuk plaken (1977)
Fije që priten (1976)
Lulekuqet mbi mure (1976),
Kujdestari
Përballimi (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971)
Malet me blerim mbuluar (1971)
I teti ne bronz (1970), Ademi
Tana (1958)