MSH publikon shifrat e COVID në Shqipëri: Sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2443 testime kanë rezultuar 173 qytetarë të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 2 humbje jete.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Advertisements

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 173 qytetarë, në këto bashki:

75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj

Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç.

Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 173

Të shëruar në 24 orë 408

Të shtruar në spitale 66

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2443

Testime totale 1,738,929

Raste pozitive 271,314

Raste të shëruara 264,695

Raste Aktive 3159

Humbje jete 3,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 923

Fier 492

Elbasan 360

Vlorë 262

Lezhë 245

Berat 224

Kukës 147

Durrës 143

Gjirokastër 137

Shkodër 128

Korçë 72

Dibër 26

Artikulli paraprakAmerikanët ngrejnë alarmin: Rusia mund të shkojë përtej Ukrainës
Artikulli tjetërGafat e Beniadës nuk kanë fund, modelja bëhet sërish virale në rrjet