Presidenti rus Vladimir Putin tani është në një situatë të vështirë dhe kjo është e rrezikshme.
Advertisements
BBC thekson se ky pushtim i planifikuar prej kohësh i fqinjit të tij, nuk po ecën sipas planit, edhe pse forcat e tij po bëjnë njëfarë përparimi në jug.
Përtej kufijve të Ukrainës, reagimi ndërkombëtar ka qenë shumë më i shpejtë dhe më i ashpër se sa ai do të priste, duke shkaktuar dëme serioze në ekonominë ruse që mund të përfundojë duke kërcënuar autoritetin e tij në vend.
Advertisements
Pra, çfarë vjen më pas? Në lidhje me sanksionet, Moska do të hakmerret në një formë – ndoshta me një sulm të madh kibernetik ndaj institucioneve perëndimore.
Por detyra më imediate e Putinit është të tregojë se po fiton në Ukrainë.
Duke përjashtuar mundësinë e një marrëveshje paqeje, ne mund të presim të shohim një intensifikim të ofensivës ruse në qytetet e Ukrainës.
Duke gjykuar nga veprimet e mëparshme ruse në Çeçeni dhe Siri, do të ketë pak konsideratë për sigurinë e civilëve dhe Moska ka ende disa armë shkatërruese në dispozicion të saj që ende nuk i ka përdorur.