Monika Lubonja habit me deklaratën: Iliri më përdori…

Monika Lubonja ka folur ditën e sotme në lidhje me ekpseriencën e saj në “Big Brother VIP”.

Advertisements

Aktorja u shpreh se publiku e ka pritur shumë mirë pas daljes, ndërkohë është ndalur dhe te konflikti me Ilirin. Ajo tha për “Breaking”, se me balerinin nuk kishte asnjë konflikt, por sipas saj Iliri e përdori Monikën për lojën e tij.

“Unë e kam thënë gjithmonë, Iliri ishte strateg, ishte i zgjuar. Por, atij i mungonte humori, gëzimi, ajo që publiku kërkon. Ishte serioz. Nuk e kuptoj pse duhet të isha unë në mes.

Advertisements

Unë kisha lojën time. Iliri e ka përdorur konfliktin me mua sepse nuk kishte lojë të vetën. I mbaroi loja. Ne nuk patëm sherr, apo diçka në mes.

Gjithçka ishte në ajër. Por Monika u kryqëzua. Nuk e prisja që të isha mes atyre të dyve.

Mendoja se mosha dhe eksperiencat tona të përbashkëta në një kohë të mëparshme do na bashkonin”, deklaroi aktorja.

Artikulli paraprakHabit Vladimir Putin, ja kërkesa ‘absurde’ që ka për ushtarët ukrainas
Artikulli tjetërPamje shokuese/ Qytetari ukrainas u del përballë tankeve rusë (VIDEO)