Ministri rus u dërgon letër “kërcënuese” BE-së e NATO-s: përmendet dhe Shqipëria…

Në një letër të drejtuar kryediplomatëve të SHBA-së, Kanadasë dhe disa vendeve europiane, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov trazon ujërat me tonet e ashpra të përdorura.

Advertisements

Letra e drejtuar për një sërë vendesh anëtare të BE-së dhe NATO-s, ka mbërritur zyrtarisht edhe në Shqipëri përmes ambasadës ruse në Tiranë.

Lavrov i kujton qeverive të shënjestruara, detyrimet që kanë për të mos e forcuar sigurinë e tyre në kurriz të asaj të shteteve të tjera.

Advertisements

Shefi i diplomacisë ruse nënvizon “parimin e sigurisë së pandashme” të përmendur në Kartën për Sigurinë Europiane, të nënshkruar në samitin e OSBE-së në Stamboll nëntorin e vitit 1999.

Ai i akuzoi vendet të cilave u drejtohet se po e interpretojnë atë marrëveshje si tu teket dhe po e përdorin për të promovuar agjendat e veta.

“Vendet perëndimore vazhdojnë të përzgjedhin ato elementet që u vijnë për shtat, dhe pikërisht të drejtën e vendeve për të qenë të lirë të zgjedhin aleancat për të garantuar eksluzivisht sigurinë e tyre”, thuhet në letër.

Parimi i sigurisë së pandashme interpretohet në mënyrë selektive si një justifikim për kursin e vazhdueshëm drejt zgjerimit të papërgjegjshëm të NATO-s, thotë me tej Lavrov.

Nuk funksionojnë kështu gjërat, shprehet ai; kuptimi i një marrëveshjeje të tillë qëndron në faktin se siguria është ose një për të gjithë, ose nuk është për askënd.

Lavrov kërkon një përgjigje të qartë të pyetjes sesi vendet të cilave ajo u drejtohet e kuptojnë detyrimin e për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera bazuar në përkushtimin ndaj parimit të pandashmërisë së sigurisë?

Si synon saktësisht qeveria juaj ta përmbushë këtë detyrim në praktikë në kushtet e sotme? Nëse hiqni dorë nga ky detyrim, ju lutemi shpreheni qartë, theksohet në letër.

Artikulli paraprakE kishit vënë re? Ja çfarë bën Arjola Demiri sa herë që është në nominim
Artikulli tjetër“Prindërit e mi kanë qëndruar duarlidhur duke pritur…”/ Vrasja e 11 shqiptarëve në qytetin shqiptar, flet i riu që e pa tmerrin me sy