Menduat se iku dimri? Ja si parashikohet të jetë moti në fundjavë

Pas disa kohësh me ditë të ftohta dhe mot të paqëndrueshëm, ditët që presim përpara do të jenë plot diell si dhe temperatura pranverore edhe pse ende në stinën e dimrit.

Advertisements

Ditën e sotme dhe ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Për shak të orëve me diell dhe masave ajrore më të ngrohta (krahasuar me ato të ditëve të fundit), për këto dy ditë parashikohet rritje e temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës të cilat parashikohen të prekin vlerat 21-22 grad celcius.

Advertisements

Përkeqësimi i motit pritet ditën e Diel. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në veri dhe qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave dhe itensitet deri mesatar.

Sa i përket erës, për këto tre ditë ajo do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim dhe juglindje.

Artikulli paraprakE rëndë! Përfshihet nga flakët linja e tragetit Greqi-Itali, brenda 242 pasagjerë, një i lënduar(Detaje)
Artikulli tjetër‘Detyrova mamin të vinte’, vajza e Ilir Shaqirit jep lajmin e keq: Nuk e pres dot babin pas finales