“Më tha se në Itali po bëhet nami”/ Në krah të Xhemi Shehut dhe Altin Bashës, Salsano zbulon projektin gjigant(VIDEO)

Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, që kishte një periudhë pause në televizion, pritet të rikthehet fuqishëm në Top Channel në një program humori përkrah Salsano Rrapit.

Advertisements

Gjatë emisionit “Ëndërrtjerrësit” ata zbuluan se programi do të nisë këtë sezon ndërsa regjisor do të jetë Altin Basha.

Salsano tregoi se projekti ka filluar dhe është një emision humori, por komplet ndryshe nga çfarë kemi pare.

Advertisements

Salsano: Është një projekt i cili ka filluar. Nipërit e mi që jetojnë në Itali më morën në telefon dhe më thanë që ‘daje në Itali po bëhet nami me një emision që ti e ke bërë para 25 vjetësh në shtëpi’. Dhe në fakt, u rikujtova, është një mënyrë e të bërit humor, por është komplet ndryshe. Unë kërkova ndihmën e Altinit i cili pranoi të bashkëpunonte. Gjëja e parë që më shkon në mendje është Xhemi moderator dhe Altinin si regjisor.

Rikujtojmë se Salsano dhe Xhemi kanë qenë gjithmonë së bashku në rrugëtimin e tyre. Ata kanë moderuar bashkë “Portokallinë” dhe tani me zor i presim në projektin e tyre të radhës.

Salsano këtë gjë e bëri të ditur edhe më përpara, kur ishte pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”. Ai tregoi se moderatorja Xhemi Shehu do të moderojë në krahë të tij, ndërsa ai vet do tw jetë autor i këtij emisioni.

Artikulli paraprakJava nis me shi! Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli tjetërLajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta sipërmarrësi dhe muzikanti i njohur