‘Mbretëresha e Anglisë ka vdekur’/ Lajmi që po bën jehonë në mbarë botën, ja si përgjigjen britanikët

Mediat britanike nxitonin të konfirmonin sot se “mbretëresha është gjallë” në të kundërt të asaj që pretendonte mbrëmë një faqe e njohur thashethemesh në SHBA.

Advertisements

Rrjeti ‘Hollywood Unlocked’ “tronditi” internetin mbrëmë me një lajm “eskluziv” ku thuhej se mbretëresha Elisabeth e Anglisë kishte vdekur.

Por idea se një faqe e tillë mund të publikonte një lajm kaq të madh nxiti reagime dyshimi në Britani.

Advertisements

Megjithse historia është refuzuar nga rrjete e mëdha online, themeluesi i rrjetit ‘Hollywood Unlocked’ Jason Lee tha se nuk tërhiqet nga informacionii marrë.

Ai komentonte në rrjetet sociale: “Ne nuk postojmë gënjeshtra dhe unë kam besim te burimet e mia. Ne po presim për konfirmimin zyrtar nga Pallati Mbretëror”, tha ai.

Dhe në fakt disa e kanë marrë lajmi si të mirëqenë, ndërsa të tjerë hedhin dyshime mbi gjuhën e përdorur në njofim.

Fillimisht skeptikët përmendin faktin se revista përdorte termin ‘Royal Kingdom’ (Mbretëria mbretërore) – për të cilin thoshte se nuk përdoret nga nejrëz të brendshëm të pallatit Buckingham Palace.

Më heret në njoftim thuhej se ‘mbretëresha duhet të merrte pjesë në martesën e redaktorit të revistës British Vogue, Edward Enninful, por ishte gjetur e vdekur’.

E përditshmja vendase “Metro” shkruante se “megjithë respektin për Enniful, të gjithë në Britani e dinë se mbretëresha nuk do të merrte pjesë në martesën e tij”.

Ndërsa për idenë e mbretëresha mund të “gjendej e vdekur në mënyrë misterioze” dhe që një roje t’ia tregonte kete fshehurazi në telefon “Hollywood Unlocked”, as kjo nuk duket shumë me gjasë për e vërtetë.

Në rast të vdekjes së vërtetë të mbretëreshës, nis kalvari i telefonatave për informimin e anëtarëve të qeverisë, kryeminsitrit dhe zyrtarëve të tjerë më të lartë, thote Metro.co.uk

Anëtarëve të qeverisë u thuhet të ruajnë të gjithë privatësinë e kërkuar deri në njoftimin zyrtar të pallatit mbretëror.

Prej vitesh rrejti shtetëror BBC është i pari që informohet për vdekje të tilla dhe më pas lajmi kalon te Press Association apo rrjete të tjera përtej Atlantikut.

Artikulli paraprak“Se çfarë bënte pas kurrizit tim…/ Rama paralajmëron Bechettin dhe jep mesazhin e fortë për Saimir Tahirin
Artikulli tjetërMSH publikon shifrat e Covid në Shqipëri: Sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan 24 orët e fundit