Mbi 130 vite burg/ GJKKO dënon bandën me 14 anëtarë të trafikut të drogës, mes tyre dhe një femër (EMRAT)

GJykata Speciale ka dhënë mbi 130 vite burg për 14 anëtarët e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Advertisements

Të 14 personat u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar “Bistrica 2019” me akuzat: trafikimi i narkotikëve; Grup i strukturuar kriminal dhe Organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit në atë kohë u sekuestruan 145.6 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat “sim” të markave të ndryshme.

Advertisements

Dënimet për secilin prej tyre:

Gentjan Luto, dënohet më 10 vite burgim.

Artur Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burgim.

Florenc Luto, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj.

Elisabeta Laçi, dënohet me 8 vite burg.

Saimir Dushku, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj

Gramos Saliaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

Edmir Asllanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

Ervin Muçaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

Gentian Xheka, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

Agim Myrtaj,dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

Elidjon Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj

Petrit Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 4 muaj burg

Behar Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

Arjan Lushkaj dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

Artikulli paraprakIsh-Ministri Tahiri takohet me familjarët e tij para transferimit në burgun e Rrogozhinës, ja si paraqitet gjendja e tij sipas avokatit Jahaj
Artikulli tjetërPaloma i ‘shtang’ të gjithë, ja me cilin politikan shqiptar do e tradhëtonte burrin një natë