Marin Mema rrëfen eksperiencën në shpellë, zbulon tre tezat që kanë ngritur ekspertët dhe jep mesazhin e fortë

Një rrëfim i Marin Memës, gazetari dhe autori i “Gjurmë shqiptare” na ka drithëruar me të vërtetë.

Advertisements

Fillimisht, Marini zbuloi rreth dokumentarit të tij rreth shpellës pranë zonës së Bulqizës ku kishte gjetur mbi më shumë se 50 eshtra.

Më tej ai zbuloi se cilat ishin tre tezat kryesore që janë ngritur nga ekspertët lidhur me këtë zbulim të Memës.

Advertisements

Në janar na erdhën përgjigjet, janë eshtra 1600-1700 vjeçare. Janë ngritur 3 teza kryesore deri më tani. E para është që shpella ishte vendi ku besimtarët paganë që u luteshin Zotave të tyre dhe mund të jetë pasojë e mbytjes brenda ose vetsakrifikim. E dyta është që mund të jenë krishterët e parë, në kohën kur nuk ishte liberalizuar ende dhe kryenin ritet e tyre në shpella.

Tjetra është që mund të kenë qenë nga dyndjet gote. Gotët njihen që kanë ardhur në këto toka dhe kanë kryer masakra. Mund të jenë bllokuar aty. I tregoj shtetarëve tanë që kjo Shqipëria jonë ka kaq shumë vlera. Të huajt duan të shohin traditën dhe trashëgiminë, jo kulla.

Artikulli paraprakFejohet këngëtari shqiptar, i bën propozimin magjik të dashurës së tij
Artikulli tjetërU martua me para të vjedhura? Reagon për herë të parë Fisnik Syla dhe bën deklaratën e papritur