Luftimet e ashpra dhe rezistenca për të mos dorëzuar Kievin, vjen lëvizja tjetër e Joe Biden

Reuters raporton se presidenti Joe Biden ka udhëzuar Departamentin Amerikan të Shtetit që të lëshojë 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, ndërsa ajo përpiqet të zmbrapsë pushtuesit rusë.

Advertisements

Në një memorandum për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Biden urdhëroi që 350 milionë dollarë të akorduara përmes Aktit të Ndihmës së Jashtme të caktoheshin për mbrojtjen e Ukrainës.

Departamenti i Shtetit pritet të lëshojë deklaratën e tij me më shumë detaje së shpejti.

Advertisements

Ky njoftim vjen pas një telefonate 40-minutëshe midis Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky më herët të premten, gjatë së cilës ata diskutuan rreth një “ndihme konkrete për mbrojtjen ukrainase”.

Artikulli paraprakFrika nga lufta dhe rritja e çmimeve, nxit blerjet e miellit në vend, ja çfarë po ndodh në Tiranë
Artikulli tjetërE papritur! Donaldi heq dorë nga udhëtimi nëpër botë që mori në BB VIP, ja kujt do t’ja dhurojë