Lufta në Ukrainë/ Franca bën lëvizjen e papritur, zbulohet vendimi i fundit

Franca ka vendosur që të dërgojë furnizime me karburant në Ukrainë së bashku me pajisje mbrojtëse për të mbështetur rezistencën e vendit ndaj pushtimit rus.

Advertisements

Nuk ka detaje të mëtejshme mbi pajisjet mbrojtëse, por kjo mund të përfshijë armë antitank.

Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes ra dakord gjithashtu të ngrijë asetet financiare të rusëve të shënjestruar nga sanksionet dhe njoftoi masa për të “luftuar propagandën nga ndikuesit dhe mediat ruse në tokën evropiane”, thuhet në deklaratë.

Advertisements

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një “forcim të sanksioneve ekonomike dhe financiare” në përputhje me Bashkimin Evropian dhe SHBA.

pamje nga lufta

Artikulli paraprakRusia i jep goditjen e rëndë Ukrainës, ja çfarë ndodh në orët e para të mëngjesit
Artikulli tjetërFëmijë dhe gra mes viktimave, del bilanci i luftimeve të së shtunës në Ukrainë