Lefter Koka nuk dorëzohet/ Zbardhet lëvizja e papritur, ja çfarë po përgatit ish ministri për t’u liruar nga burgu

Pas humbjes në të dyja shkallët e gjyqësorit, ish-ministri i mjedisit Lefter Koka pritet që ti drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs për të kërkuar masë më të butë sigurie, se ajo e arrestit me b urg.

Advertisements

Koka nuk e ka depozituar ende rekursin kundër apelit të Posaçëm, por pritet që nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ai ta depozitojë atë në ditët në vijim, ku do kundërshtoj vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili më 2 janar miratoi shkallën e parë duke caktuar ndaj ish-ministrit Koka masën “arrest me b urg”.

Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

Advertisements

Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Sipas SPAK Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Artikulli paraprakBalina Bodinaku në Big Brother VIP, shtanget kur hyn në dhomën e gjumit: Më duket vetja sikur…
Artikulli tjetërModeratorja e njohur shqiptare në Sanremo 2022? Pas skandalit që nxori kryetari i Këshillit të Medias , Olti Curri publikon ‘faktin’: Ja fotoja që e vërteton