Një zjarr i fuqishëm përfshiu një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës, mbrëmjen e kaluar.
Advertisements
Mësohet se objekti i djegur ndodhet pak metra mbi qendrën sociale dhe në të banonin katër familje. Ende nuk dihet se sa banorë ishin brenda në momentin e rënies së zjarrit dhe nëse ka të lënduar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar gjithçka.
Advertisements
Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur ta vërë nën kontrolloj zjarrin e madh, i cili dogji gjithçka.
Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit.