Lajmi fundit/ Rriten frikshëm rastet dhe vdekjet nga Covid-19 në Kosovë, ja shifrat e 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 8 viktima nga COVID-19.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë konfirmon 754 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa 3 mijë e 900 persona janë shëruar nga virusi famëkeq që ka pushtuar gjithë globin.

Gjithashtu sot janë shëruar 3.900 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Advertisements

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

07 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vd ekjes.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823.

Artikulli paraprakTjetër puthje në buzë në “Big Brother VIP”, shikoni reagimin ‘epik’ të banorëve (VIDEO)
Artikulli tjetërMerrni masa! Moti i keq përfshin vendin tonë, ja çfarë pritet të ndodhë…