Lajmi fundit/ Dënohet me burg futbollisti shqiptar

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi është dënuar me katër muaj burgim dhe me gjobë prej 1.920 euro, për ngasje të veturës me patentë shofer të falsifikuar.

Advertisements

Gjykata spanjolle e ka pezulluar dënimin e tij për dy vjet, prandaj mesfushori i Levantes dhe Maqedonisë së Veriut nuk detyrohet ta vuajë dënimin në qeli nëse nuk kryen ndonjë krim tjetër gjatë kësaj periudhe, raporton Gazeta Express.

Advertisements

Bardhi, përfaqësuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ishte ndalur nga policia spanjolle vitin e kaluar gjatë një kontrolle rutine në veri të Valencias.

Atij i ishte konfiskuar patentë shoferin, nën dyshimet se ishte i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera.

Bardhi e pranoi fajin gjatë një seance dëgjimore, në të cilën u dënua.

Artikulli paraprakÇfarë ndodhi? Kriset miqësia mes dy vajzave të ‘Big Brother VIP’, Einxhel ‘shpërthen’ ndaj Beniadës (VIDEO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ MSH publikon shifrat në Kosovë: Ja sa raste të reja me Covid e humbje jete u regjistruan 24 orët e fundit