Lajmi fundit/ 38-vjeçari terrorizon Kamzën duke qëlluar me armë zjarri, kërcënon dhe policët (EMRI)

KAMZË
Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i kërcënuar se do qëllonte në drejtim të tyre, kapet dhe vihet në pranga autori.

Advertisements

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në Kamzë, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se mund të kishte qëlluar një person me precedent penal në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Shooting”.

Advertisements

Shërbimet e Policisë janë afruar në banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë.

38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë, por ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar se do qëllonte në drejtim të punonjësve të Policisë.

Pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Fehtah Jata, 38 vjeç, banues në rrugën “Moxart”, Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili u kap me armë në dorë, me fishekë në fole gati për qitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZbulohet vendimi i fundit, Europa i jep ‘goditjen’ e papritur Rusisë!
Artikulli tjetërE fundit/ Nuk pritej! Vuçiç ‘në krah’ të Zelensky: Njohim Ukrainën!