Ky shtet është i gatshëm për t’i ofruar gaz Shqipërisë, por ka një kusht!

Asistent i Zëvendës Presidentit për politikën e jashtme njëkohësisht, i dërguari special i presidentit të Azerbajxhanit Aliyev, zoti Elçin Amirbayov tregon për herë të parë për ftesën që Azerbajxhani i ka bërë Shqipërisë për t’i ofruar gaz përmes projektit të gazsjellësit TAP. Por për ta realizuar këtë duhet që Shqipëria të ndërtojë vetë rrjetin e shpërndarjes.

Advertisements

Pjesë nga intervista në News24

“Në dhjetor të 2020, Azerbajxhani së bashku me partnerët tanë, festoi përfundimin e korridorit të Gazsjellësi Trans Adriatik më rëndësi strategjike energjetike. Shqipëria është pjesë e gjashtë vendeve ku kalon korridori i gazit. Sigurisht në fillim të shtatorit të këtij viti, në Baku u mbajt takimi i 8-të Ministror i Këshillit Këshillimor të Korridorit Jugor të Gazit. Qeveria shqiptare mori pjesë në këtë takim dhe ishte një demonstrim i azerëve pra i Azerbajxhanit dhe i partnerëve të saj siç është Komisioni Europian por edhe i gjithë vendeve ku kalon ky korridor i rëndësishëm. U diskutua për të forcuar më tepër rezultatet dhe përfitimet që mund të merren nga ky projekt por u fol edhe për të ardhmen, pasi vitin e kaluar Azerbajxhani ka eksportuar përmes sistemeve të transmetimit 90 miliardë kub gaz për në Gjeorgji, Turqi, Itali dhe në disa vende të tjera si Bullgaria. Sigurisht ne do ishim të kënaqur të kishim Shqipërinë në mesin e këtyre vendeve që përfitojnë nga gazi azer. Por ashtu siç theksoi edhe presidenti i Azerbajxhanit Aliyev gjatë mbledhjes, ne do ishim të lumtur nëse shikohet kjo mundësi deri në kohën kur sistemi i projektit të gazit do të përfundojë në Shqipëri”.

Advertisements

A do të duhet që ne të paguajmë vetë për pjesën e infrastrukturës në mënyrë që të përfitojmë gazin azer?

“Në thelb, ndërtimi i rrjetit dhe infrastrukturës për shpërndarjen e gazit është diçka që normalisht bëhet nga qeveritë përkatëse por ne gjithashtu e kuptojmë se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera më Bashkimin Europian si dhe me Komisionin Europian, ju tashmë jeni vend kandidat, di gjithashtu se partnerë të tjerë që keni, po shikojnë për mënyra dhe për rrugë sesi mund të jenë pjesë e kësaj pra që tu sigurojnë gazin. Përpara se Azerbajxhani ta bëjë këtë në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për volumet e gazit që Azerbajxhani mund të ketë në të ardhmen për ju, por ka nevoje edhe për një kornizë ligjore që duhet parë dhe konsideruar, pasi për të rritur volumet e gazit që eksportohet ne duhet të qartësojmë detajet teknike për tu zgjeruar sa i përket korridorit të gazsjellësit TAP. Pra nuk është se kjo varet vetëm nga ana jonë, edhe pse ne jemi shteti udhëheqës, por si fillim ne duhet ta shikojmë këtë çështje me Komisionin Europian si dhe me vendet e tjera që janë pjesë e këtij projekti”.

Artikulli paraprakPamje shokuese/ Qytetari ukrainas u del përballë tankeve rusë (VIDEO)
Artikulli tjetërKujdes! Pamje të rënda/ Forcat ukrainase zënë në pritë dhe bëjnë “copash” makinën me ushtarë rusë (VIDEO)