Kujdes në parakalime! Shoferi në Durrës rrezikon jetën e të tjerëve, e pëson keq nga policia! (VIDEO)

Njoftimi i policisë Durrës:
Kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, evidentohet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Durrësit.

Advertisements

Shërbimet e Policisë Rrugore Durrës, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip “Opel” që kryente parakalime të gabuara në aksin rrugor Fushë Krujë –Thumanë, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 8000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin M. A.

Policia Rrugore falënderon qytetarët që evidentojnë dhe publikojnë shkeljet e kryera nga drejtuesit e mjeteve, dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor

Advertisements

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e mërkurë, 9 shkurt 2022
Artikulli tjetër“Është shqiptar dhe quhet…”/ Olta Gixhari zbulon partnerin për herë të parë