Kishin bërë “kërdinë” me grabitje, kush janë dy “skifterat” shqiptarë që u arrestuan nga policia (EMRAT)

Zbardhen identitetet e dy shqiptarëve të arrestuar ne Itali, që akuzohen për një seri vjedhjeje. Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e tyre.

Advertisements

Bëhet fjalë për Edison Pula 30 vjeç dhe Imer Masha 28 vjeç.

Pula që është autor i të paktën 50 vjedhjeve akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie dhe sipas mediave italiane është dënuar me 20 vjet burg.

Advertisements

Ndërkohë në momentin e arrestimit ishte me Mashën. Të dy ata janë autorë të disa vjedhjeve që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto.

Dy shqiptarët u kapen në një qendër tregtare, ndërsa mësohet se kanë bërë edhe rezistencë gjatë arrestimit.

Për 30-vjeçarin shqiptar raportohet se në Itali kërkohej për vjedhje, trafik droge dhe posedimin e materialeve shpërthyese. Ndërkohë 28-vjeçari tjetër, me inciale Imer Masha ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës.

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, makina ‘fluturon’ në ajër kalimtarin
Artikulli tjetërFifi publikon fotografinë e parë me të dashurin e ri, ish-bashkëshortin e Miss Universe Albania! Ja mesazhi që ka