Kamerat e sigurisë kapin momentet e tmerrshme të sulmit me raketa të rusëve (VIDEO)

Një prej kamerave të sigurisë ka filmuar një prej momenteve të sulmit rus në Odessa të Ukrainës.

Advertisements

Çdo gjë është shkatërruar ndërsa nuk shihen persona në atë vend.

Advertisements

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës nga Donbasi duke shkaktuar shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur deri më tani.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha këtë mëngjes se Rusia nisi pushtimin e vendit të tij.
Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, tha Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi tha se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.

Artikulli paraprakUkraina në flakë nga raketat ruse, thellohet bilanci i viktimave! Ja sa shkon numri zyrtar i jetëve të humbura deri më tani
Artikulli tjetërPamje të rënda/ Raketa ruse bie në mes të rrugës në Ukrainë, e pëson çiklistja e pafajshme! (VIDEO)