Një rrëfim ndryshe ka ardhur nga këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Ai rrëfyer në një intervistë për “Ora News” jetën e tij që nga fëmijëria duke treguar detaje të panjohura më parë.
Advertisements
Këngëtari i njohur i shoëbizit shqiptar, ka zbuluar se ka filluar të punojë në një moshë fare të vogël, vetëm 8 vjeç, duke shitur kokoshka.
“Nga mosha 7-8 vjeçare, kam shitur kokoshka. Isha shumë i lumtur me veten sepse po fitoja lekë. Fitoja shumë lekë atëherë, tani ato mund të jenë 20-30 euro në ditë”, tha Shpat Kasapi.
Advertisements
Gjithashtu Shpati, rrëfeu se ka qenë një fëmijë problematik, pasi edhe e kanë përjashtuar nga shkolla.
“Më kanë përjashtuar nga shkolla. ngaqë mami kishte shumë autoritet në atë kohë dhe për hatrin e mamit më linin. Pastaj babi është ma fishkëllente ndonjë (qesh)”
Kujtojmë se Shpat Kasapi u bë baba para disa ditësh, pasi erdhi në jetë djali i tij.