“Je në finale se nuk isha unë në televotim, bën si i miri i nënës dhe…”/ Plas mes Donaldit dhe Ilirit, përmendet dhe Beatrixa…

Edhe mbrëmjen e sotme Iliri dhe Donaldi sërish janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Advertisements

Donaldi: Iliri është një njeri që e vlerësoj, me përlen të flas për të. Është një njeri që dryshe thotë e dryshe bën. Ndihem si buf se kam qenë ai njeriu që kam dash ta bëj një muhabet më shumë me të.

(Ndërhyn Iliri)

Advertisements

Donaldi: A do më lësh të flas o vëlla? Shikoj një Ilir i cili më flet aty në tavolinë se cfarë mendimesh kam unë, flas për marrëdhëniet e mia dhe ccohet Iliri dhe shkon te dhoma e rrëfimit e thotë ky është i pazëvendësueshëm. Ti vëlla i dashur, është afruar fundi, je në finale dhe ti po kënaqësh sepse në atë televotim nuk isha unë. Nuk më duket normale që nga një situatë të flasësh në Prime. Uë s’jam budalla. Për punën e epiteteve nuk më vjen mirë që ai i përdor. Fyerje do presësh kur ti fyen e vendos epitete. Ti je i miri nënës, je i pafajshëm.

Iliri: Ne kemi bindje shumë të ndryshme për gjërat

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj që në ditët e para në “Big Brother VIP” janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin.

Ditët e fundit, Iliri është shprehur se Donaldi e ka përdorur brenda shtëpisë, romancën që ka pasur më parë me Bora Zemanin.

Gjatë debatit, në spektaklin e sotëm, Iliri tha se nuk ka dhënë disa mendime, pasi nuk ka dashur që të ndieht keq vajza me të cilën Donaldi nisi një romancë në shtëpi, Beatrix Ramosaj.

“Pasi rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri dhe unë nuk i përgjigjem se nuk dua të lëndoj atë që është e dashura e tij”, tha Iliri, por Donaldi këmbënguli që me sjelljen e tij, Iliri e ka bërë të ndihet keq Beatriksën.

“Asnjëherë nuk kam dashur ta ul Ilirin”, tha më tej Donaldi, referuar komenteve për gruan e balerinit, pasi ky i fundit ka rrëfyer se e ka tradhtuar para disa vitesh.

Artikulli paraprakPërlotet Arbana Osmani, ja çfarë ndodh në “Big Brother VIP”
Artikulli tjetërBeatrix dhe Semi përballen për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”