“Ja si do e vendos Shqipërinë në hartën e botës”/ Një shqiptar në gjigandi ‘Google’, flet Stivi Sterjo

Në emisionin “Jeta pa filtër” me autore psikologen Ervisa Lula i ftuar ka qenë Stivi Sterjo, i riu shqiptar i cili punon për kompaninë Google në Gjermani si drejtues i analitikës.

Advertisements

Ai tregon si u rekrutua nga një prej kompanive më të mëdha në botë dhe si e përjetoi këtë ngjarje suksesi në karrierën e tij: “Ka qenë ëndrra ime të punoja për Google, kisha aplikuar një vit e gjysmë më parë dhe nuk më kishin pranuar, u mërzita shumë, por vazhdova dhe gjeta punë tjetër. Një vit më vonë kur nuk e prisja fare më kontaktuan vetë. Ishte një gëzim shumë i madh”. Përveç teknologjisë një nga pasionet e Stivit janë udhëtimet.

Ai flet për disa nga udhëtimet e tij më të bukura që kanë qenë ato në Afrikë dhe Amerikën e Jugut. Për të dita fillon në orën 5 e gjysmë të mëngjesit me meditim, yoga dhe lexim. Për sa i përket të ardhmes ai thotë se: “Dua ta shfrytëzoj gjithë këtë energji që kam për të kontribuar, në vitet e ardhshme e shoh veten në një konglomerat ndërkombëtar që do e vërë Shqipërinë në hartë, do bëhet diçka e re në histori, ndërtimi i një kompanie është vetëm fillimi, ky është synimi im”.

Advertisements

Për të rinjtë shqiptarë të cilët e shohin jetën me pesimizëm ai ka një mesazh: “Përpiquni të bëni sa më shumë me ato që keni, shikoni brenda vetes çfarë mund të bëni më mirë, si mund ta realizoni atë, mos u ankoni për rrethanat, nuk e ka fajin asnjë njeri fatin tuaj e keni në dorë vet.” Emisioni “Jeta pa filtër” transmetohet çdo të mërkurë ora 10:20 në News24.

Artikulli paraprakFlet shqiptari që i mori jetën të riut grek: ‘E vrava me kosë’ (VIDEO)
Artikulli tjetërDorëhiqet kreu i gjigandit mediatik botëror, i zbuluan lidhjen e fshehtë romantike me drejtoreshën