“Ja çfarë i thashë Beatrixës pas daljes nga Big Brother VIP”/ Flet Elgit Doda, zbulon edhe mesazhin që i pëshpëriti në vesh Donaldit kur hyri brenda shtëpisë

Pak javë më parë Elgit Doda surprizoi Donaldin duke u futur brenda shtëpisë së “Big Brother”, ku takoi mikun e tij dhe performoi para banorëve.

Advertisements

Por një moment që është komentuar është ai kur Elgiti i thotë diçka në vesh Donaldit.

I ftuar dje në “Goca dhe gra”, këngëtari zbuloi se i ka dhënë mbështetje Donaldit dhe produksioni e ka dëgjuar çfarë ka thënë ai.

Advertisements

“Produksioni e ka dëgjuar sepse e ka ngritur audion. Thjesht i thashë love you, love you, love you, ec përpara”, tha Elgiti.

Ai zbuloi se pas daljes së Trixës, ka komunikuar me të, por nuk e ka takuar. “Kemi folur, por nuk jemi takuar, thjesht i kam dhënë kurajo të mos dëgjojë çfarë thonë njerëzit se ata atë kanë forcën më të madhe, telefonin dhe tastierën”, tregoi Elgiti.

Artikulli paraprakHyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë, ja arsyetimi që jep kryeministri
Artikulli tjetërKujdes! Ja simptomat më pak të njohura të Omicronit