Debati i ashpër mes Einxhel dhe Donaldit ka vijuar dhe në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, ku ky i fundit ka sjellë në vëmendje një ngjarje të bujshme nga e kaluara e moderatores.
Advertisements
Donaldi akuzoi Einxhel zihet rrugëve të Tiranës me vajza dhe për këtë arsye nuk mund të vijë në “Big Brother VIP” për të luftuar të drejtat e femrave.
Por për çfarë e ka fjalën Donaldi.
Sherri që aktori përmend, është nja ngjarje e përfolur shumë në portale, dhe bëhet fjalë për një debat mes saj, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit në vitin 2019. Tre vajzat e njohura të ekranit janë përfshirë në një konflikt fizik, në zonën e Liqenit të Thatë, ku banon Einxhel.
Advertisements
Gjithçka ka nisur kur Einxhel zbriti poshtë banesës së saj për të takuar Kejvinën, e cila ishte e shoqëruar nga Marashi dhe nga një diskutim “sqarimi”, sherri precipitoi në një konflikt fizik, që u vu re edhe nga patrulla e policisë e cila po bënte një kontroll rutinë në atë zonë.
Einxhel në atë periudhë konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës dhe Oriola thjesht kishte ardhur si “mbështetje” për shoqen e saj.
Donaldi e ka përseritur shpesh herë se di shumë gjëra mbi të kaluarën e moderatores gjë që ka nxitur kuriozitetin e publikut por dhe të banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP.