Infektohet me Covid-19 lideri i partisë politike shqiptare

Kryetari i Tetovës dhe lider i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është infektuar me Kovid-19.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur Kasami në profilin e tij në Facebook.

“Të nderuar qytetarë,

Advertisements

Dua të ju informoj se pas rezultateve të marra kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do i respektoj të gjitha masat anti-covid duke u izoluar.

Gjatë kësaj periudhe obligimet e mia si Kryetar i komunës së Tetovës do t’i kryej nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani maskë dhe të kujdeseni për shëndetin Tuaj!”, shkroi Kasami.

Artikulli paraprakTemperatura deri në -5°C , mësoni si parashikohet të jetë moti sot
Artikulli tjetërShkoi në nominim mbrëmjen e djeshme, Beniada habit Arbana Osmanin me reagimin e saj