U shpall në kërkim nga SPAK/ Publikohet një tjetër foto e Klodian Zotos, ja ku ndodhet dhe kush po e shoqëron

Klodian Zoto është një nga tre personat e shpallur në këkrim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për vjedhjen e miliona eurove me aferën e inceneratorëve, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallin.

Advertisements

Pas fotos së publikuar disa ditë më parë, ditën e sotme është publikuar një tjetër foto e tij në shoqërinë e të atit, Agim Zotos, në lokalin në pronësi të tyre në “Urën e Tabakëve”.

Advertisements

Këtë herë Zotos i është bërë foto përballë, që tregon se personi që e ka bërë këto foto ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me të.

Nuk dihet data se kur është bërë kjo foto, ndërkohë që policia nuk ka ende asnjë gjurmë për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Artikulli paraprakArma sekrete në rast lufte, Vladimir Putin prezanton “Terminatori”-n (FOTOT)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Forca të shumta policie pranë Ministrisë në Tiranë, çfarë dyshohet se fshihet brenda bllokut të betonit (pamje)