I fundit/ Vrau bashkëshorten me thikën e kuzhinës, gjykata merr vendimin për autorin Petrit Mamaj

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Mamajn, i cili akuzohet se vrau një ditë më parë bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Advertisements

56 vjeçari mbërriti sot i prangosur në ambientet e gjykatës në masa të rrepta sigurie. Ai u arrestua ditën e djeshme, pasi qëlloi me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij. Fillimisht ngjarja e rëndë u raportua si vetëvrasje, por pas hetimeve Policia zbuloi se kishte qenë pikërisht Mamaj autori i vrasjes së 50-vjeçares.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Fierit. Fillimisht kjo ngjarje e rëndë u raportua si vetëvrasje, por më pas u zbulua se autori i vrasjes së Valdete Mamajt ishte bashkëshorti i saj.

Advertisements

autori

viktima

Valdete Mamaj
Artikulli paraprakEfektivët “pa fjalë” nga ato që i gjejnë në shtëpi/ Prangoset “skifteri” 21 vjeçar, studionte shtëpitë në Tiranë dhe i hapte me pajisje speciale (EMRI)
Artikulli tjetërNjë zarf mbërrin në shtëpinë e BBV/ Vëllai i Madh ka një njoftim të rëndësishëm për finalistët e produksionit