I FUNDIT/ U bë një pushim i shkurtër, ja çfarë ndodh me negociatat Rusi-Ukrainë

Negociatat midis delegaconeve ruse dhe ukrainase pas një pause disa minutash, kanë rifilluar sërish.

Advertisements

Më herët, parlamenti i Ukrainës tha se bisedimet me zeyrtarët rusë në kufirin në Bjellorusi kishin përfunduar.

Por, ata kanë sqaruar se zyrtarët ishin thjesht në një pushim dhe raundi i tretë i negociatave ka rifilluar sërish.

Advertisements

Takimi ka për qëllim arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Kujtojmë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën njoftoi se delegacionet ukrainase dhe ruse do të takohen pa parakushte në Pripyat në Bjellorusi. Zelenskiy u shpreh se nuk ishte i sigurt se do të kishte ndonjë përparim, por që do të përpiqej.

“Do të them sinqerisht, si gjithmonë, se nuk besoj në rezultatin e këtij takimi. Por le të përpiqemi, në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur kishte edhe një shans” tha ai.

Artikulli paraprakI dha fund romancës me Beatrix/ Donaldi “arratiset” nga Shqipëria, ja vendi dhe kush e shoqëron (FOTOT)
Artikulli tjetërUkraina merr vendimin drastik, do të lirojë të burgosurit dhe do t’i armatosë!