I FUNDIT/ Shkon në 2 numri i viktimave nga aksidenti në Durrës, ndërron jetë në spital 13-vjeçari

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në Durrës një natë më parë. Mësohet se sot ka ndërruar jetë në spital 13-vjeçari.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, ku një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., përplasi përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K., 15 vjeç.

Advertisements

15-vjeçari ndërroi jetë menjëherë, ndërsa i mituri tjetër D.H u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./abcnews.al

Artikulli paraprakSali Berisha zbulon pse mbështeti Lulzim Bashën dhe jo Sokol Olldashit: Jozefina Topallit i kam kërkuar falje
Artikulli tjetërZbardhet ngjarja/ Si ndodhi aksidenti tragjik në Durrës: 3 të miturit dolën të mblidhnin kanoçe rreth mesnatës, makina i “fluturoi” në koshin e plehrave (EMRAT)