I fundit/ Presidenti i Ukrainës armatos popullin!

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë një deklaratë të fortë sot teksa ka njoftuar se kushdo që dëshiron mund të marrë një armë.

Advertisements

Deklarata vjen teksa në orët e para të kësaj të enjteje Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Shumë vende të Europës kanë dënuar sulmin rus duke e cilësuar atë brutal teksa kanë paralajmëruar edhe sanksione të tjera.

Advertisements

Perëndimi ka dënuar ashpër operacionin ushtarak rus mbi Ukrainë, duke e cilësuar si veprim të panevojshëm dhe se është një dëshmi se Putini prej kohësh kishte organizuar pushtimin dhe nuk kishte për synim zgjidhjen diplomatike.

Të dhënat e fundit njoftojnë se shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit, pas sulmeve ushtarake nga ana e Rusisë.

Artikulli paraprakPo bombardohet nga të gjitha anët, Ukraina i bën kërkesën urgjente Turqisë për të penguar përparimin e luftë-anijeve ruse
Artikulli tjetër“Jam me djalin dhe burrin, dëgjuam shpërthimet…”/ Lufta po prek edhe shtetas të vendit tonë, artistja shqiptarja në Ukrainë rrëfen tmerrin që përjetoi (VIDEO)