I fundit/ Nuk ndalet Covid në Shqipëri, ja sa jetë merr gjatë 24 orëve në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin në lidhje me situatën pandemike në vendin tonë.

Advertisements

Në 24 orët e fundit ka rënë numri i viktimave. Sipas bilancit të MSH janë regjistruar 2 të vdekur në krahasim me ditën e djeshme ku fatalitetet ishin 7.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 300 raste të reja ndërsa janë shëruar 934 pacientë.

Advertisements

Njoftimi

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,419 testime, 300 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 934 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,419 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 300 qytetarë, në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.
Janë 6,170 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qyetar nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 300

Të shëruar në 24 orë 934

Të shtruar në spitale 91

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,419

Testime totale 1,722,215

Raste pozitive 269,601

Raste të shëruara 259,999

Raste Aktive 6,170

Humbje jete 3,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,158

Fier 859

Vlorë 569

Elbasan 528

Berat 444

Shkodër 328

Lezhë 330

Gjirokastër 229

Durrës 220

Korçë 182

Kukës 172

Dibër 45

Artikulli paraprakArbana Osmani bën veprimin e papritur, publikon pamjet e patransmetuara asnjëherë më parë nga produksioni (FOTOT)
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi? Shpërthen në lot Beniada