Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky folën për sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes të premten.
Advertisements
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se biseda zgjati për 40 minuta, shkruan CNN, përcjell lajmi.net.
Presidenti ukrainas ndau detaje të takimit përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter.
Advertisements
Strengthening sanctions, concrete defense assistance and an anti-war coalition have just been discussed with @POTUS. Grateful to 🇺🇸 for the strong support to 🇺🇦!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022
Biseda vjen pasi Zelensky, i cili është ende në Kiev, mbajti një fjalim duke thënë se Ukraina ishte “e vetme në mbrojtjen e vendit”.
“Kush është gati t’i japë Ukrainës garanci për anëtarësim në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë,” tha Zelensky.
“Sot pyeta 27 liderë evropianë nëse Ukraina do të jetë në NATO, e parashtrova pyetjen në formë të drejtpërdrejtë. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen, por ne nuk kemi frikë”, deklaroi më tej i pari i Ukrainës. /Lajmi.net/