I fundit/ Arrestohen 3 serbë në kryeqytet, u kapën duke blerë emblema dhe uniforma të UÇK-së

Policia e Kosovës në mbrëmje ka arrestuar tre shtetas serbë, me inicialet D. D., V.J. dhe D. D., të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga dyqanet e Prishtinës (i njohur për redaksinë) dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një dyqan tjetër në Prishtinë.

Advertisements

Burime brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh, raporton KosovaPress.

Advertisements

Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.

Para disa ditësh në mediat vendore, u raportua se serbët kanë blerë uniforma dhe aksesorë ushtarakë në një dyqan në Prishtinë. Nuk dihet nëse ka qenë dyqani i njëjtë apo ndonjë tjetër.

Rikujtojmë se serbët janë mjeshtër të inskenimit të situatave të tilla, sikur rasti i njohur “Panda”, ku pushteti i Millosheviqit në dhjetor të vitit 1998, kishin vrarë fëmijët vet në një lokal në Pejë të quajtur “Panda”, duke ua lënë fajin shqiptarëve.

Sulmuesit kishin veshur uniforma me emblema të UÇK-së gjatë aktit të sulmit, dhe i njëjti sulm i ishte mveshur UÇK-së për ta etiketuar si organizatë terroriste.

Artikulli paraprakNë mbrojtje të vendit me çdo kusht/ Të paarmatosur, shihni çfarë bëjnë qytetarët ukrainas për të ndaluar futjen e tankeve rusë në Koryukivka (VIDEO)
Artikulli tjetërUkraina sekuestron dhe bën publike dokumentet sekrete të ushtrisë ruse! Zbërthehet gjithë strategjia që kanë përgatitur kundër Ukrainës