I FUNDIT/ Aleatët perëndimorë marrin vendimin ndaj Rusisë, ja çfarë pritet të ndodhë

“Ndërsa forcat ruse lëshojnë sulmin e tyre ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, ne jemi të vendosur të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto që do ta izolojnë më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe nga ekonomitë tona,” thonë ata.

Advertisements

Ata paralajmërojnë se masat që do të zbatohen në ditët në vijim përfshijnë heqjen e “bankave të zgjedhura ruse nga sistemi i transaksioneve Swift”.

“Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe të dëmtojë aftësinë e tyre për të operuar globalisht.”

Advertisements

Swift është “arteria financiare” globale që lejon transferimin e qetë dhe të shpejtë të parave përtej kufijve.

Gjithashtu aleatët perëndimorë do të kufizojnë aftësinë e manjatëve rusë për të blerë shtetësi në vende të tjera.

“Në mënyrë të veçantë, ne angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjen e shtetësisë – të ashtuquajturat pasaporta të arta – që lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të vendeve tona dhe të kenë akses në sistemet tona financiare.”

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, e diel 27 shkurt 2022
Artikulli tjetërRusia i jep goditjen e rëndë Ukrainës, ja çfarë ndodh në orët e para të mëngjesit