I fundit! Aksident i trefishtë në Elbasan, raportohet për të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot pak pas mesdite në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë 3 makina janë përfshirë në aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy gra, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Njoftimi i policisë

Elbasan /Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin R. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen V. S. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. Zh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja V. S., drejtuesja e mjetit tip “Benz” dhe shtetasja N. Zh., pasagjere në automjetin tip “Toyota“, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprak“Mbani sytë hapur”/ Këngëtarja e njohur shqiptare jep lajmin e shumëpritur pas kaq shumë kohësh
Artikulli tjetërE papritur/ Iliri do mërzitet shumë kur të marrë vesh këtë lajm për vajzën e tij