I dha fund lidhjes me Donaldin, Beatrix Ramosaj del me reagimin e papritur(Foto)

Këngëtarja Beatrix amoasj dhe aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë që nisën brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.

Advertisements

Ky lajm ka nisur që të qarkullojë menjëherë pas përfundimit të reality show-t, ku dyshja nuk u panë më bashkë.

Ndërkaq, ndarja u finalizua dhe me heqjen e ‘follow’-s nga të dy ata në “Instagram”. Por ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka postuar në “Instastory” një dedikim për të gjithë ndjekësit e për të gjithë fansat që e kanë mbështetur atë gjatë kësaj periudhe, që besojmë se i referohet ndarjes nga Donaldi.

Advertisements

Ajo shkruan se është e bekuar për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, shkruan në anglisht Beatrix.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Rusia pritet të marrë vendimin drastik ndaj Perëndimit, me kë do të takohet ditën e sotme Vladimir Putin
Artikulli tjetër“Moska po përgatit hakmarrjen e madhe ndaj Perëndimit”, BBC del me paralajmërimin e fortë