Habit Vladimir Putin, ja kërkesa ‘absurde’ që ka për ushtarët ukrainas

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dalë në një deklaratë për mediat së fundmi ku ka deklaruar se Rusia nuk po luftonte me forcat ushtarake ukrainase por me disa nacionalistë të cilët sipas tij po përdornin civilët si mburojë njerëzore.

Advertisements

Putin tha se Rusia nuk sulmonte civilët por kështu po përpiqeshin ta paraqisnin ndërkombëtarët duke e fajësuar për gjëra që nuk po i kryente në realitet. Ndërsa u bëri thirrje burrave ukrainas që të mos përdoreshin nga nacionalistët neo-nazistë.

Presidenti, rus, Vladimir Putin: Forcat ruse nuk po përplasen me ushtrinë ukrainase por me grupe ilegale nacionaliste të cilët janë përgjegjës për gjakun që po shohim në Ukrainë. Këta nacionalistë po inkurajojnë ushtrinë ukrainase që të sulmojë dhe gjithashtu shërbejnë si mburoja njerëzore.

Advertisements

Ne mund të shohim se forcat neo-naziste dhe forcat e tyre, kanë dërguar armë të rënda në Kiev dhe kërkojnë që forcat ruse të sulmojnë civilët e pafajshëm.

Po përpiqen ta bëjnë këtë dhe më pas të fajësojnë forcat ruse. Ne e dimë se kjo po bëhet sipas këshillimeve të SHBA-ve. U bëj thirrje burrave ukrainas, mos lejoni që këta nacionalistë t’ju përdorin juve dhe gratë tuaja si mburojë njerëzore. Është më e lehtë të bisedojmë me ju sesa me këta nacionalistë neo-nazistë.

Artikulli paraprakPamje të trishta/ Fëmijët ukrainës strehohen në tunele për t’u shpërtuar bombardimeve të rusëve
Artikulli tjetërMonika Lubonja habit me deklaratën: Iliri më përdori…