Beatrix Ramosaj ka treguar gjithmonë se ka shoqëri të mirë me futbollistin e njohur Neymar.
Advertisements
Këngëtarja ka folur edhe gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Vip” për njohjen me futbollistin Brazilian.
Ajo rrëfeu asokohe se Neymar është djalë i mirë dhe me këmbë në tokë duke shtuar se janë shumë shokë të mirë.
Por së fundmi në rrjet po qarkullon një foto ku ndjekësit kanë kapur një detaj që sjell dyshime.
Fotoja në fjalë tregon dy story të ndryshme, një postuar nga Batrix dhe një nga ylli i PSG.
Advertisements
Por e përbashkëta e dy postimeve është një varëse, që duket se është e njëjta në fotot e të dyve.
Varësja e njëjtë në qafën e të dyve mund të jetë edhe rastësi por megjithatë gjatë një loje të zhvilluar në një emision vitin e kaluar, Ramosaj zbuloi disa biseda private në “Instagram” me Neymar.
“Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Beatrix, e cila mesa duket u vendos në siklet gjatë kësaj loje, ndërkohë që më pas u bind për të zbuluar mesazhet:
Nejmar: Më mungon
Beatrix: Më mungon gjithashtu dashuri. Me zor pres të të takoj
“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja kur i thanë se qenka bisedë me zemra.