Flet shqiptari që i mori jetën të riut grek: ‘E vrava me kosë’ (VIDEO)

Është tronditëse kjo video e nxjerrë në mediat greke, me pamje nga momenti i vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik.

Advertisements

Në video shihet një grup meshkujsh duke vrapuar dhe dalë, nga një rrugë e ngushtë në një rrugë kryesore e më tej, duke hipur në dy automjete dhe duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes.

Video tregon edhe momentet nga sulmi ndaj grupit të të rinjve ku merrte pjesë 19-vjeçari Alkis, i cili ka rënë i vdekur nga goditjet.

Advertisements

Autorët largohen nga vendi i ngjarjes, hipin në dy makinat dhe zhduken.

Shqiptari 23-vjeçari i arrestuar të mërkurën për vrasjen e Alkis, nuk e ka pranuar krimin. Ai është një tifoz i PAOK-ut me të kaluar të pasur në dhunë tifozësh. Ai ishte ndaluar mbrëmjen e djeshme nga autoritetet, ndërsa një shok i Alkisit e njohu.

I riu me origjinë nga Shqipëria, ishte arrestuar në vitin 2019 për një sherr tifozësh dhe ndaj tij ka një proces gjyqësor. 23-vjeçari pritet të dërgohet të enjten në Prokurorinë Publike të Selanikut.

Arrestimi i autorit të dyshuar të vrasjes që tronditi mbarë Greqinë, u bë në kohën kur familja e 19-vjeçarit Alkis po i jepte lamtumirën e fundit.

Në një deklaratë, Policia greke tha sot se arrestoi të riun shqiptar dhe kreu një bastisje në Shoqatën e Sportdashësve në qendër të qytetit, kontroll gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar shumë armë të ftohta dhe mjete të forta.

Autoritetet e përshkruajnë vrasësin e rrëfyer të 19-vjeçarit Alkis si një huligan të ashpër dhe i njohur për dhunë në stadiume.

23-vjeçari shqiptar u arrestua pasi nga pamjet video u identifikua si personi që hynte dhe dilte në dy makinat që drejtoheshin nga grupi prej rreth 10 huliganësh që sulmuan.

Në fillim, i riu shqiptar tha se ishte vetëm i pranishëm, por nuk kishte gisht në ngjarje. Megjithatë më pas rrëfeu krimin e rëndë mëqë tha se e kreu me një kosë, një thikë me teh të lakuar.

Artikulli paraprakEinxhel Shkira po gënjen? Reagon media e njohur shqiptare: S’ka qenë asnjëherë tek ne…
Artikulli tjetër“Ja si do e vendos Shqipërinë në hartën e botës”/ Një shqiptar në gjigandi ‘Google’, flet Stivi Sterjo