Tensionet në Ukrainë, filluan stërvitjet ruse në Bjellorusi

Në kuadër të situatës së krijuar me Ukrainën, Rusia dhe Bjellorusia këtë të enjte filluan stërvitjet e përbashkëta të planifikuara ushtarake.

Advertisements

Këto stërvitje kujtojmë që kishin ngjallur shqetësimet e vendeve perëndimore nga frika se Moska po planifikon një përshkallëzim të madh të konfliktit në Ukrainë.

Ndërkohë përmes një deklarate për mediat ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi në një deklaratë fillimin e manovrave në Bjellorusi (të quajtura Union Resolve 2022), të planifikuara për të vazhduar deri më 20 shkurt.

Advertisements

Mediat bëjnë me dije se këto stërvitje do të fokusohen në “shtypjen dhe zmbrapsjen e agresioneve të jashtme”./abcnews.al

Artikulli paraprakKujdes! Ja simptomat më pak të njohura të Omicronit
Artikulli tjetërU futën brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku bëjnë veprimin që nuk pritej, banorët nuk iu besojnë syve nga ajo që shikojnë