Einxhel Shkira po gënjen? Reagon media e njohur shqiptare: S’ka qenë asnjëherë tek ne…

Moderatorja Enxhel Shkira ka bërë një deklaratë mbrëmë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip. Gjatë debatit ka përmendur punën në RTV Ora News, për të cilën televizioni ka reaguar duke thënë se gjithçka është një ngatërresë televizioni, apo nxitim i saj.

Advertisements

“Deklarata se marrëdhëniet e punës me të u shkëputën në pandemi nuk qëndrojnë aspak dhe kjo për faktin se Shkira nuk ka qenë në asnjë moment e angazhuar në televizionin RTV Ora.

Ndoshta pa dashur Shkira mund të ketë dashur të përmendë ndonjë televizion tjetër, apo mund të ketë qenë e ftuar në emisione, por aspak në moderim, gazetare, asistente, teknike apo pjesë e stafit të rubrikave të tjera në RTV Ora.

Advertisements

Me keqardhje për këtë deklaratë, por jemi të detyruar të bëjmë këtë sqarim kur Shkira deklaron se nuk është paguar për punën e bërë, pasi nuk ka bërë në fakt në RTV Ora asnjë punë.

Pra me pak fjalë ka ngatërruar kekun me byrekun apo televizionin Ora me një tjetër televizion ku ka punuar”, thuhet në reagimin e televizionit.

Artikulli paraprakÇfarë i ndodhi? Einxhel ‘shpërthen’ në lot, Beniada mundohet ta qetësojë
Artikulli tjetërFlet shqiptari që i mori jetën të riut grek: ‘E vrava me kosë’ (VIDEO)