“Edi Rama u palos menjëherë”/ Berisha zbulon çfarë i tha kreu i UFEA-s kryeministrit

Javën e kaluar mbërriti në Tiranë Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, i cili u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin e FSHF, Armand Duka.

Advertisements

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se çfarë ishte diskutuar në takimin mes Ceferin dhe Ramës.

“A e more vesh çfarë i tha Ceferin, Ramës? I tha hiq dorë në mënyrë të prerë dhe përfundimtare sepse jam i autorizuar të të komunikoj anulimin e menjëhershëm të ndeshjes që do zhvillohet. Së dyti, përjashtimin e Shqipërisë 10 vite nga çdo aktivitet botëror dhe europian. Rama i kërkoi a mund të ma dëgjosh Erion Veliajn? Cila ishte përgjigjia? Mos ma përmend më emrin e atij rrugaçi sepse UEFA disponon dokumente të një rrugaçërie të Erion Veliaj me dokumente ka kufi vetëm qiellin. Dhe Rama u palos menjëherë. Dhe Ceferin iku në punë të vetë.

Advertisements

Dhe çfarë kemi këtu? Votën kemi sepse ata po bëjnë një proces, por duhej me çdo kusht që Federatën ta merrte Olsi Rama, duhej me çdo kusht që miliona të vërshonin nga të katërt anët dhe t’i vihej tritoli Armand Dukës për t’u tërhequr. Po të merrni vesh ju kërcënimet që janë bërë për t’ju tërheq atij ju do të çuditeni, por ja ky është revulocioni. Revolucioni do t’ju japë përgjigje”, deklaroi Sali Berisha.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e martë, 8 shkurt 2022
Artikulli tjetërReshje dëbore në vend, ARRSH nxjerr njoftimin urgjent për drejtuesit e mjeteve!