“Edhe unë prej Borës të njoh, ajo të bëri të famshëm”/ Arjola ia thotë troç pas spektaklit, Donaldi i kthehet i revoltuar

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit banorët e ‘Big Brother VIP’ darkuan sëbashku.

Advertisements

Edhe gjatë darkës u pa se Donaldi ishte mjaft i mërzitur në lidhje me debatin që pati me Einxhel, e cila i tha se ai është bërë i famshëm nga e dashura e tij Bora Zemani.

“Pa të ti dhe vëllai yt keni qenë thjesht dy çuna Al Pazari”, i tha Enxhel. Më pas debati degjeneroi në punë korrektësie dhe lekësh të pa paguara sipas Enxhel.

Advertisements

Edhe gjatë darkës Donaldi ka qenë mjaft i heshtur, përveç një diskutimi që pati me Arjolën ku kjo e fundit i tha që mos ta marrë aq keq atë që i tha Enxhel, ‘fundja edhe unë prej Borës të kam njohur, nga portalet’, i tha Arjola.

‘Nuk ka asgjë të keqe të bëhesh i famshëm nga njeriu yt i zemrës’, vazhdoi ajo. Donaldi i shpjegoi që ka punuar shumë, ka qenë me qera dhe e kanë përzënë nga shtëpia se nuk paguante dot qeranë. “Kam qenë me valixhe në dorë ndërkohë që bëja skeçe në skenë”, i tha Donaldi.

‘Edhe unë kam vuajtur’, ia ktheu Arjola. ‘Kam sakrifikuar fëmijët, kam qenë më shumë pa bukë se me bukë’.

‘Epo kjo është jeta’, ia ktheu Donaldi. ‘Por mua nuk vjen të më thuash ato që më tha Enxhel. Po më shpifet vetja që jam i detyruar të dëgjoj e të flas këto gjëra’, e mbylli ai.

Enxhel, la tavolinën menjëherë sapo mbaroi darkën, sigurisht pa shkëmbyer asnjë fjalë me Donaldin. Beniada shkoi ta ndihmonte që të përgatitej për gjumin, prandaj u çua edhe ajo nga tavolina.

Ngeli Iliri, Monika, Arjola dhe Donaldi, të cilët kanë ndejtur në heshtje pa shkëmbyer shumë fjalë. Me sa duket mbrëmja e djeshme, me debatin Enxhel-Donald, u ka lënë një shije shumë të keqe.

Artikulli paraprakÇfarë ndodhi dje? Donald Veshaj shpërthen në lot dhe bën deklaratën e papritur: Po më shpifet vetja këtu brenda!
Artikulli tjetër“Puthja e fundit”/ Trondit Klodiana Lala, zbulon si ish-miss Skrapari futi në kurth personazhin e njohur